09:44 / 04.03.2020
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Është raportuar për një vajzë të zhdukur në Prishtinë.
Rastin në polici e ka paraqitur një qytetar i cili ka bërë të ditur se motra e tij e cila ka probleme mendore është larguar nga shtëpia që nga orët e para të mëngjesit të së martës dhe nuk është kthyer më.























