09:47 / 09.03.2020
Zjarr në një shtëpi në Fushë Kosovë
Dje rreth orës 10:50 minuta në rrugën “Hashim Hajdini”, në Fushë Kosovë një pjesë e një shtëpie është përfshirë nga zjarri.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Nuk raportohet për të lënduar.























