Një person i armatosur grabit një pompë të derivateve
BKT
Kronika

Një person i armatosur grabit një pompë të derivateve

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derviatve të naftës.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës grabitja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Graçanicë të hënën në orën 03:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pompën e derivateve një person i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtër ka hyrë në lokalin e pompës, nën kërcenim të armës ia ka grabitur para dhe më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar.


MË SHUME NGA Kronika