11:39 / 10.03.2020
Djali arrestohet se kërcënoi nënën me thikë
Një djalë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti sipas policisë dje e ka kërcënuar me thikë nënën e tij.
Policia ka njoftuar se deri te kërcënimi erdhi një mosmarrëveshje nënë e bir ku më pas ky i fundit e kishte kërcënuar me thikë e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Gruaja e cila kishte marrë lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























