12:14 / 10.03.2020
Arrestohet një inspektor i ATK-së dyshohet se mori 7 mijë euro ryshfet
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.
Njëri nga ata është inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet 7 mijë euro nga një pronar i një agjencioni turistik, njofton raporti 24 orësh i policisë .
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























