16:00 / 13.03.2020
I kërcënoi me thikë gruan dhe djalin, një muaj paraburgim për prizrenasin
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale N.J. nga Prizreni për shkak se nën kërcënimin e armës dhe i dehur i ka kërkuar gruas dhe djalit të tij të mitur që të largohen nga shtëpia e tij.
“I pandehuri më datë 13.03.2020 kthehet në shtëpi dhe fillon që t’i godasë dyert e shtëpisë me grushte dhe iu drejtohet të dëmtuarve me fjalët “ ikni prej shtëpisë teme, shkoni ku të doni…”, e më pas merr një thikë të kuzhinës dhe i kërcënon të dëmtuarit duke iu thënë “Ikni prej shtëpisë se po ju shpoj me thikë…”
Bashkëshortja e tij M.J dhe djali A.J nga frika, ankthi dhe pasiguria kanë kërkuar mbrojtje në polici.























