13:09 / 16.03.2020
Arrestohet një 39-vjeçar në Durrës, vidhte sahatët e ujit
Shtetasi me iniciale A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, i janë vënë prangat në flagrancë nga policia.
Atij i janë sekuestruar 18 sahatë uji.
Kanë qenë ankesat e marra nga qytetarët për vjedhje të sahateve të ujit, ato që kanë vënë në lëvizje autoritetet.
“Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit” njofton policia.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas./oranews/























