09:35 / 18.03.2020
Arrestohet pasi vodhi kabllo elektrike në një objekt
Policia në Gjakovë ka arrestuar një mashkull të dyshuar, pasi i njëjti bashkë me disa persona tjerë kishin dëmtuar muret e një objekti në ndërtim e sipër.
Kështu ata kanë vjedhur kabllo rryme që dyshohet të ketë vlerën rreth 3000 euro, njofton Klan Kosova
“Me 17.03.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë në objektin në ndërtim e sipër, pronë e ankuesit mashkull kosovar duke i dëmtuar muret i kanë vjedhur një sasi kabllo rryme dyshohet në vlerë rreth 3000€ . I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.























