08:51 / 20.03.2020
Tentoi të godiste me veturë një biçiklistë, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar ta godas një person i cili ishte me biçikletë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 16:30.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar të godas viktimën mashkull kosovar, i cili ishte me biçikletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.























