I shkakton lëndime viktimës me mjete të forta, arrestohet i dyshuari

I shkakton lëndime viktimës me mjete të forta, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti ka shkaktuar lëndime viktimës mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë në Podujevë dhe pastaj në QKUK.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një lopatë dhe dy shkopinj druri që dyshohet se janë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.