Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur s’është e lejuar.

Pardje në Prizren dy burra janë arrestuar pasi kanë injoruar vendimin për kufizim të qarkullimit, të cilët edhe i kanë ndaluar policia.

Njëri prej të dyshuarve – ngasësi i veturës kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.

Të dyshuarit pas procedurave policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.