Një person sulmohet nga qeni i gjuetisë në Pejë, pëson lëndime të rënda
BKT
Kronika

Një person sulmohet nga qeni i gjuetisë në Pejë, pëson lëndime të rënda

Një person dje përfundoi në spital në Zahaq të Pejës pasi që u kafshua nga një qen.

Policia ka treguar se është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte dal me armë gjahu në livadhe së bashku me dy qentë e tij.

Njëri prej qeneve të tij kishte sulmuar dhe kafshuar viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar.

Njësiti policor ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit të cilin nuk e ka takuar në shtëpi, gjatë kontrollit në atë shtëpi ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë me leje të cilës i kishte skaduar afati me 7 fishek.

Arma e konfiskuar ishte pronë e një familjari së të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa i dyshuari tjetër nuk është hasur nga policia.


MË SHUME NGA Kronika