10:28 / 03.04.2020
Burri nga Gjilani me probleme mendore sulmon familjaren e tij
jë person është arrestuar në Komunën e Gjilanit, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht familjaren e tij, viktimën femër dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake.
Në raportin 24-orësh të policisë shkruhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar fillimisht në psikiatri dhe më pas në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari fillimisht është dërguar në psikiatri dhe më pas është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.























