Nuk respektuan orën policore, arrestohen 27 persona

Nuk respektuan orën policore, arrestohen 27 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona, pasi pa ndonjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, të cilët kanë dal pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Obiliq, konkretisht në fshatin Milloshevë, janë arrestuar dy të dyshuar derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Mramor të Prishtinës, janë arrestuar tre persona derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë pasi të njëjti pa n donjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, me udhëzimin e tij të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu, njofton se është iniciuar rasti ndaj pesë të dyshuarve, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë në konviktin e studentëve Prishtinë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tre persona të tjerë janë arrestuar në sheshin ‘Nëna Terezë”, në Prishtinë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar kohen e ndalesës së lëvizjes. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njësiti policor në Gllogovc, gjatë patrullimit ka hasur tre persona të cilët nuk kishin ndonjë arsye të qëndronin jashtë gjatë orarit të ndaluar për qarkullim. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Krush e Madhe të Rahovecit, pasi që të njëjti nuk kanë përfillur dispozitat shëndetësor gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia thotë se dy janë arrestuar edhe në Pejë e një në fshatin Dollc të Klinës. Kurse, në veri të Mitrovicës janë arrestuar dy persona dhe një tjetër në fshatin Leshak të Leposaviqit.