Tiranë, digjen gjatë natës tre makina në parkim

Tiranë, digjen gjatë natës tre makina në parkim

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”.

Policia thotë se në momentin e ngjarjes, 3 makinat në pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M kanë qenë në parkim.

Nga Shërbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./oranews/