Arrestohet një 34-vjeçar në Durrës, i dënuar me 14 vjet burg në Itali
BKT
Kronika

Arrestohet një 34-vjeçar në Durrës, i dënuar me 14 vjet burg në Itali

Arrestohet një 34-vjeçar në Durrës, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ai është prangosur në operacionin policor të koduar "Koordinimi", me qëllim ekstradimi në Itali, i dënuar për disa vepra penale.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Koordinimi", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B.Q, 34 vjeç, banues në Durrës.” njofton policia. 

Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike", "Vjedhja me armë" dhe "Vjedhja", parashikuar nga Kodi Penal italian./oranews/


MË SHUME NGA Kronika