Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Ferizaj

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Ferizaj

Pas një pune operative, policia në Ferizaj ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë dhe me dy persona të dyshuar, një mashkull dhe një femër, me shtetësi shqiptare.

Gjatë kontrollit trupor tek e dyshuara femër është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 51.1 gram.

Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë cal. 7.65mm, 31 copë fishekë, para rreth 5635 euro, substancë narkotike në paketime të vogla me peshë të vogël e llojit kokainë, pajisje dixhitale për matjen e substancës dhe mbështjelljen e saj, një makinë dhe katër telefona celular.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.