12:06 / 08.04.2020
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në Vlorë.
Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Radhimë, pas një konflikti mes dy personave. Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Detajet e ngjarjes janë të paqarta, shkruan A2 CNN.























