Rrahje e therje me thika në Ferizaj, një person përfundon në QKUK

Rrahje e therje me thika në Ferizaj, një person përfundon në QKUK

Policia e Kosovës, mëngjesin e së mërkurës ka arrestuar pesë persona në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj pasi ishin rrahur mes vete.

Policia raporton se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të mbrehta e të forta, ndërsa një i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përveç njërit i cili ishte i mitur dhe është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 08.04.2020 – 10:30. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes, janë përdorur mjetë të mprehta dhe mjete të forta. Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rasti, janë arrestuar pesë (5) të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregulltë”, raporton Policia e Kosovës.