Zhduket një person në Prizren
BKT
Kronika

Zhduket një person në Prizren

Një person është shpallur i zhdukur në Prizren.

Një prind ka raportuar në Polici se djali i tij që nga data 11 prill ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton “Zëri.info”.

Babai i tij i ka thënë Policisë se djali ka dalë nga shtëpia me qëllim për të blerë gjëra - furnizim për shtëpi, por prej asaj kohe më nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika