Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për dhunë në familje e posedim droge
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Sipas prokurorisë së jëtij qyteti, njëra kërkesë është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Në këtë mënyrë, i dyshuari A.A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.























