Gjatë 24 orëve tri raste të dhunës në familje në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjatë 24 orëve tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Përderisa Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, dhuna në familje ka pësuar rritje.

Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit në vend në rajonin e Prishtinës pati tri raste të dhunës në familje.

Lidhur me këtë ditë më parë pati reaguar edhe Policia e Kosovës si dhe udhëheqësit e institucioneve publike të cilët kërkuan që të raportohen rastet e dhunës, raporton Indeksonline.

Tri rastet e fundit në rajonin e Prishtinës:

Prishtinë 19.04.2020-13:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti. Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

 Prishtinë 19.04.2020-18:30.Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nenën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 Prishtinë 19.04.2020-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika