Tiranë, rrahu babanë dhe kërcënoi me armë punonjësit e policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Një 42-vjeçar rrahu babanë e tij dhe qëlloi me armë zjarri në banesë. Fatmirësisht ndërhyrja e Policisë ka evituar një përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.
''Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi'', njofton policia.
Policia bëri të mundur kapjen e tij pas disa orësh ndjekjeje dhe iu skuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën qëlloi në banesë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./oranews/























