11:25 / 22.04.2020
Luanin bixhoz, policia arreston katër persona në Viti
Në fshatin Beguncë, të Vitisë janë arrestuar katër persona të cilët ishin duke luajtur në një lokal me letra bixhozi, e po ashtu në tavolinën e lojës i janë hasur edhe para të gatshme.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit nga prokurori, vetëm pronari i lokalit është arrestuar ndërsa tre të tjerët janë liruar.























