11:12 / 25.04.2020
`Kuvendi duhet të digjet` policia arreston personin që shkroi status në FB
Një status në “Facebook” i ka kushtuar me arrestim një personi nga Peja.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 14:00, në rrugën “Isa Demaj”, ka prangosur një person nën dyshimin për thirrje të rezistencës, shkruan Indeksonline
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”, njofton PK-ja.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull.























