11:58 / 28.04.2020
Karantinohet serbi që tentoi të hyjë në Kosovë ilegalisht
Policia e Kosovës në Leposaviq ka ndaluar një shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti me automjet kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës.
Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në karantinë.























