Vdekje e dyshimtë në Lipjan, viktima gjendet pa shenja jete skaj rruge
BKT
Kronika

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, viktima gjendet pa shenja jete skaj rruge

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.

Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.

Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika