09:58 / 01.05.2020
Kryen vjedhje dhe kalon ilegalisht kufirin, arrestohet i dyshuari
Në pikë kalimin kufitar Qafë Prush në Gjakovë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe kryer veprën penale vjedhje.
Rasti i kompletuar së bashku me personin e arrestuar është dorëzuar njësitit të hetimeve DRP-Gjakovë.I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte kryer vjedhje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























