17:16 / 01.05.2020
Policia ndalon shoferin që voziste maunen me fotografinë e Putinit në Pejë
Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është futur sot nga Serbia në Kosovë, më saktësisht ne qytetin e Pejës. Ndërsa Policia bën të ditur se ngasësinë e maunes e ka ndalur.
Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka deklaruar se policia është duke u marrë me këtë rast dhe se personi në fjalë është ndaluar.
“Personin qe po e ngiste automjetin e ka ndaluar policia dhe po e trajton rastin”, tha shkurt Gashi.























