12:50 / 02.05.2020
Gjendet i vdekur një 19 vjeçar afër Pikës Kufitare në Pejë
Një 19 vjeçar me inicialet B.T është gjetur pa shenja jete në Stubicë, afër Pikës Kufitare Kullë në Pejë.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.























