10:58 / 05.05.2020
Tre persona e rrahin një burrë në Shtime
Tre persona në rrugën “Skender Salihaj”, në Shtime, është raportuar se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person.
“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur diçka e dyshimtë në lidhje me rastin. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson Policia në raportin 24 orësh të saj.























