Paraburgim kundër të pandehurit B.H për dhunë në familje
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 të KPRK-së.
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të shmanget nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes, mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën K.H dhe në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.























