09:08 / 07.05.2020
Zhduket një djalë në Prishtinë
Një person nga Prishtina është raportuar si i zhdukur.
Sipas policisë rasti është raportuar më 4 maj rreth orës 09:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, ka bërë të ditur policia.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.























