09:21 / 07.05.2020
Arrestohen një person me të meta mendore në Gjakovë, kishte rrahur babain
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person me të meta mendore në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta mendore, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
I dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik, ku është hospitalizuar.























