09:43 / 07.05.2020
Pejë, vodhi një telefon dhe 20 euro në një market, arrestohet nga policia
Policia ka arrestuar dje personin që kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të gatshme, në një market në Pejë.
Tek i dyshuari policia ka gjetur një sasi të marihuanës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 06.05.2020 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në marketin e viktimës mashkull kosovar, kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të metalta. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























