10:31 / 07.05.2020
Tentativë grabitje në Krujë, plagoset me armë pronari
Një tentativë grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Krujë. Persona të armatosur kanë hyrë në banesën e A.B., por janë pikasur nga ky i fundit e për pasojë e kanë qëlluar duke e lënë të plagosur në krah.
Forca të shumta policia po bëjnë krehjen e zonës për të gjetur armën e krimit dhe personat e përfshirë në këtë grabitje, ku mësohet se deri më tani është ndalur një i ri dhe po merret në pyetje./gazetashqip























