12:35 / 10.05.2020
Grabitet një bankomat në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur në Graqanicë.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar dje rreth orës 3:50 se katër persona të maskuar e kanë sulmuar dhe më pas kanë grabitur bankomatin e bankës.
Të dyshuarit më pas janë larguar me një automjet (kombi) dhe një veturë.
Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur i braktisur automjeti.























