12:54 / 10.05.2020
Kontrabandoi nga Serbia pjesë të ndryshme motorike
Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur se përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë ka hyrë një traktor me rimorkio, por i dyshuari me të vërejtur policinë ka lënë rimorkion dhe ka ikur në drejtim të Serbisë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hodonovc të regjionit të Gjilanit. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se në rimorkio kishte të ngarkuar pjesë të ndryshme të mjeteve motorike.
Rasti është duke u hetuar.























