09:04 / 11.05.2020
Greqi, 65-vjeçari shqiptar gjendet i plagosur rëndë
Një 65-vjeçar shqiptar u gjet i plagosur rëndë në oborrin e banesës ku jetonte në zonën Artemida në Attica.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulanca, të cilët transportuan shqiptarin në spital.
Sipas informacionit të parë nga burimet e policisë, shqiptari kishte lëndime në kokë dhe në gjoks dhe sipas mediave greke thuhet se ai ka rënë viktimë e ndonjë vepre penale.
Hetimi paraprak për rastin po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës./oranews/























