10:48 / 12.05.2020
Klinë, vidhet një veturë dhe tre krerë lopë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gjurgjevik i Vogël në Klinë. Viktima ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën ndërsa nga stalla ia vodhën edhe tre krerë lopë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti vazhdon të hetohet.























