Nuk kishte doganim e as sigurim kufitar, policia ia konfiskon veturën
BKT
Kronika

Nuk kishte doganim e as sigurim kufitar, policia ia konfiskon veturën

Policia e Kosovës në Lipovec ka ndaluar një automjet me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari nuk posedonte sigurim kufitar dhe as doganim të automjetit.

I dyshuari së bashku me automjetin është shoqëruar në stacion të policisë.

Vetura është konfiskuar, ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika