10:08 / 18.05.2020
Vodhi 23 anësore të betonit rrugës, arrestohet një person në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka vjedhur 23 copë anësore betoni të rrugës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur 23 copë anësore betoni të rrugës. Nga i dyshuari janë konfiskuar anësoret e betonit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.























