10:59 / 20.05.2020
Katër persona rrahen mes vete në Fushë Kosovë, dy të lënduar
Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që ishin përfshirë në një rrahje ku dyshohet se janë përdorë mjete të mprehta.
Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën “Dardania” në Fushë Kosova.























