11:02 / 20.05.2020
Vjedhin 10 bateri të veturave, dy të arrestuar
Të shtunën dhe të dielën ka ndodhur një gjë e rëndë për një qytetar të fshatit Shkabaj.
Nga shtëpia e tij ishin vjedhur 10 bateri të automjeteve.
Vjedhja ishte kryer nga një burrë dhe grua, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.























