11:08 / 20.05.2020
Shpallen në kërkim dy kosovarë në Angli, dyshohet se vranë një 27-vjeçar
Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi, janë shpallur në kërkim nga policia britanike.
Ata janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka.
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë.
27-vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit, shkruan Islington Gazzete përcjell Klan Kosova.
Të dy kosovarët banojnë në veriun e Londrës janë shpallur në kërkim.
Për kapjen e 26-vjeçarit dhe 33-vjeçarit policia ofron shpërblim prej 20 mijë funtesh, kusdo që jep ndonjë informacion për ata.























