Gjakovë, lëndohen dy persona në vendin e punës

Gjakovë, lëndohen dy persona në vendin e punës

Policia ka bërë të ditur se dy meshkuj janë dërguar për trajtim mjekësor pasi janë lënduar në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë. Të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

I dyshuari mashkull kosovar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.