Dy të arrestuar në Durrës, njëri i dënuar për drogë

Dy të arrestuar në Durrës, njëri i dënuar për drogë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim kombëtar.

Ata ishin dënuar për veprat penale ''Goditje për shkak të detyrës'' dhe ''Kultivim i bimëve narkotike''.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg,  për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./oranews/