10:18 / 21.05.2020
Rahovec, vjedhin 16 metra binar të hekurudhës
Policia përmes raportit ka bërë të ditur se është raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur 16 metra binar te hekurudhës.
Vlera e binarit te vjedhur për momentin nuk dihet. Rasti ka ndodhur në Rahovec ndërkaq po vazhdon të hetohet nga njësitet policore.























