Për 24 orë raportohen katër raste të dhunës në familje

Për 24 orë raportohen katër raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet u raportuan në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Rastet e plota:

Fushë Kosovë 20.05.2020-14:55. Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka mbetur që të paraqitet në polici.

Prishtinë 20.05.2020-20:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në lokalin e tyre është sulmuare fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjilan 20.05.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Pejë 19.05.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkaktuar probleme në familje. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (djali i tij) i cili ka pranuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor