Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë

Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia ka njoftuar se dy shtetas të Shqipërisë janë ndaluar pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.

Rasti i parë ka ndodhur në Ponashec të Gjakovës, ku i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Vërmicë, ku është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë.